UBT News

Koleksioni 100 milionë dollarësh i monedhave del në ankand

Një grumbull monedhash, shumica e të cilave ishin groposur nëntokë për më shumë se 50 vjet, pritet të arrijnë shumën prej 100 milionë dollarësh në ankand, sipas ekspertëve.

Koleksioni “The Traveller”, që mendohet se është koleksioni më i shtrenjtë i monedhave ndonjëherë, do të shitet përgjatë tri vjetëve të ardhshme – me shitjen e parë që bëhet më 20 maj.

Cilido qoftë rezultati, është historia e origjinës së monedhave që vlerësohet e mahnitshme.

Janë monedha nga mbi 100 territore përreth globit, duke nisur nga kohët e lashta te epoka moderne. Por, gjëja më e jashtëzakonshme është se shumica e monedhave ishin  të groposura për gjysmë shekulli, shkroi CNN.

Koleksionuesi ka filluar t’i blejë monedhat që në vitin 1929. Ai kishte interes për monedhat, historinë prapa tyre dhe sa të rralla ishin. Përgjatë kohës ai kishte në pronësi të veten rreth 15,000 monedha.

Ai udhëtoi nga Amerika në Evropë dhe monedhat i mori me vete kudo. Gjatë regjimit nazist të Hitlerit në Gjermani, koleksionisti duket se e ndjeu kërcënimin dhe monedhat e paketuara me kujdes i groposi në tokë – ku mbetën për pesë dekada.

Kur më në fund ato u morën nga pasardhësit e tij, monedhat u prezantuan te një shtëpi ankandesh.

Exit mobile version