UBT News

Kohë perfekte për biskota me xhenxhefil, të shijshme dhe të shëndetshme

Biskotat shkojnë me çdo gjë, qumësht, çaj, kafe, lëng frutash që mund t’ju vijë ndër mend, të shijshme në mëngjes, pasdite apo mbrëmje e të dashura për gjithë familjen, e për këtë arsye, në mënyrë që të pasuroni me ëmbëlsi  çastet e ditës tuaj UBT News ju këshillon që të provoni biskotat me xhinxher.

Përbërësit për 18 biskota:

50 gr sheqer kaf

50 gr xhinxher i freskët

125 gr gjalpë

65 gr sheqer

1 e verdhë veze

360 gr miell

Lëkurë limoni e grirë.

Përgatitja:

Filloni me pastrimin dhe qërimin e xhinxherit të freskët, priteni në copëza të vogla e hidheni në mikser bashkë me sheqerin 50 gr miell.

Përzieni këta përbërës derisa të formohet një masë e shkrifët e njëtrajtëshme dhe hidheni të gjithën në një enë të thellë, shtoni tek ena gjalpin e prerë në kubikë e në temperaturë ambienti, bashkë pak lëkurën të grirë  limoni dhe sheqerin.

Përzieni me lugë ose sptule derisa të formoni masë homogjene në formën e brumit, hidhni aty të verdhën e vezës, dhe miellin  e mbetur për ta punuar më pas të gjithë masën me duar. Formoni miellin e zakonshëm, të mbledhur e pa kokrriza.

Vendoseni në tavolinë pune të spërkatur me pak miell e jepni formë rrethore me duar, mbështilleni me qese kuzhine, futeni në frigorifer për 1 orë dhe vendoseni sërish në tavlinën e punës për ta hapur me një petës.

Hapni një petë mestare me 2-3 cm trashësi dhe jepini forma rrethore biskotave tuaja ose sipas dëshirës tuaj, vendosini sërish në frigorifer për 10-15 minuta në mënyrë që të ruajnë formën gjatë pjekjes e më pas vendosini në një tavë të shtruar me letër pjekje dhe futini në furrë.

Lërini ato të piqen në furrë të papangrohur për 25-30 minuta në temperaturën 180 gradë e kur të kenë marrë ngjyrë të artë janë gati për tu shijuar. /UBT News/

Exit mobile version