Uji me limon në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Por uji me limon nuk ka përse të pihet vetëm në mëngjes sipas ekspertëve të ushqyerjes së shëndetshme. Uji është i dobishëm për çdo qelizë të trupit dhe ka efekt pastrues për organizmin. Nëse e pasuroni me lëng limoni, uji do të ketë më shumë alkalinë. Që do të thotë se sistemi tretës do të përfitojë më shumë prej tij. Limoni nxit çlirimin e bikarbonatit të sodiumit në zorrën e vogël duke nxitur tretjen.
Uji me limon ju mban të hidratuar dhe përmirëson funksionet e muskujve dhe tretjen. Athtësia e limonit nxit edhe prodhimin e lëngjeve tretëse dhe qarkullimin e tyre.