Avokati i familjes Haziri, Arianit Koci, ka thënë se kufoma që u soll mbrëmë nga Serbia është pa asnjë dyshim e Faton Hajrizit.
Ai për këtë ka kërkuar që të ndalen spekulimet sepse familja po lëndohet më shumë.
“Spekulimet dhe intepretimet amatoreske plot smirë dhe xhelozi, më kanë penguar në kryerjen e misionit tim – kthimin e trupit të pajetë të Faton Hajrizit! Prej sot, spekulimet duhet të ndalën! Familja Hajrizi po lëndohet dhe dëmtohet shumë. Kufomën të cilën e solla mbrëmë është pa asnjë dyshim e Fatonit. Këtë e pohoi sot nëna e Fatonit, gjatë procedurës së identifikimit”, ka thënë ai./UBTNews/