UBT News

Koci njofton Kushtetuesen për moszbatimin e aktgjykimit për zgjedhjen e Presidentit

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese njoftimin për moszbatimin e aktgjykimit në rastet KO256/26 dhe KO258/26, që lidhen me procedurën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Koci ka thënë se Gjykata Kushtetuese kishte përcaktuar që procedura për zgjedhjen e Presidentit të përfundonte deri më 6 tetor 2026.
Sipas tij, të dhënat publike tregojnë se votimi ka vazhduar edhe pas mesnatës, duke tejkaluar afatin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Gjykata në nenin 226 të aktgjykimit e ka theksuar edhe pasojën juridike në rast se afati nuk respektohet: shpërndarjen e Kuvendit”, ka deklaruar Koci.
Ai ka theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe duhet të zbatohen.
“Pa zbatimin e tyre, nuk ka shtet e shoqëri”, ka shkruar Koci./A.K/

Exit mobile version