Pas shtyrjes së seancës për shqyrtimin fillestar në rastin e sulmit terrorist në Banjskë u deklaruan avokatët e palës së dëmtuar por edhe ata të të akuzuarve.
Avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, Arianit Koci beson që Gjykata Supreme do të jap përgjigje pozitive përmes të cilët do të mundësohet gjykimi në mungesë për 42 të akuzuarit që nuk është siguruar prania e tyre.
E avokatët mbrojtës të tre të akuzuarve që janë në paraburgim për sulmin terrorist në Banjskë e kanë konsideruar vendim të drejtë vendimin e gjyqtarit për shtyrje të seancës së shqyrtimit fillestar i cili nisi sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Avokati i familjes së rreshterit, Afrim Bunjaku, Arianit Koci duke e konsideruar gjykimin në rastin e “Banjskës” si kompleks, deklaroi se lajmi i mirë është se 42 të akuzuarit të cilët janë në arrati tashmë janë në kërkim të Interpolit.
“Lajmi i mirë është se gjithë këta 42 persona janë në kërkesën e kuqe të Interpolit dhe asnjëri prej tyre nuk mund ta lëshoj Serbinë, përndryshe do të arrestohet menjëherë, tash vazhdojmë me gjykim mbrojtja i patë disa kërkesa rreth printimit apo shtypjes së dokumenteve besoj që Prokuroria nuk ka bërë asnjë gabim në këtë drejtim. Në anën tjetër që të ec mirë ky gjykim e ftoj Prokurorinë që sa më pak të deklarohet për këtë rast për shkak se po i pengon vetë procesit…..50:57 Besoj që Gjykata Supreme do ta jap mendimin pozitiv sidoqoftë çfarë lloj vendimi të jep gjykata ne jemi të obliguar që t’i bindemi atij mendimi”, tha Koci.
Mbrojtësi i të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Ljubomir Pantoviq, konsideroi se si mbrojtje nuk kanë arritur të përgatitën për të ushtruar mbrojtjen e tyre në mënyrë efikase.
“Prokuroria Speciale mbrojtjen e ka sjell në një situatë të pafavorshme, që aktakuzën që përmban 158 faqe e mijëra faqe materiale, të na e jep pothuajse vetëm një ditë e gjysmë para fillimit të këtij gjykimi fillestar, kjo nuk është një fazë e parëndësishme e procedurës penale, përkundrazi, është shumë e rëndësishme dhe thjesht nuk ishte e mundur për ne, që të përgatitemi për këtë kohën kaq të shkurtër për një çështje të rëndësishme që duhet të diskutohej sot dhe ajo që dëgjuat edhe të pandehurve, atyre që po gjykohen atyre të cilët rrezikojnë të dënohen me dënime të larta nuk ju kanë dorëzuar aktakuzën deri më sot, kështu që ata nuk e dinë se për çfarë akuzohen, mendoj se gjyqtari nuk ka bërë gabim që e shtyu këtë gjykim fillestar”, deklaroi avokati i të akuzuarit Spasojeviq.
Edhe mbrojtësi i të pandehurit Vladimir Toliq, Milos Deleviq deklaroi se nuk ka pas kohë të mjaftueshme të konsulohet me klientin e tij. Ai deklaron se tashmë kanë kohë të mjaftueshme për përgatitje.
“Nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u konsultuar me të pandehurit tanë, këtë mund t’ju them, seanca është shtyrë ……… do të kemi kohë të mjaftueshme për të studiuar dokumentet dhe të deklarohemi për fajësinë, gjegjësisht të deklarohen të mbrojturit tonë”, theksoi ai.
Edhe avokatja, Jovana Filipoviq e cila mbron të akuzuarin, Dusan Maksimoviq e konsideroi të drejtë vendimin e gjykatës për shtyrje të seancës së sotme.
“Problemi më i madh se neve si mbrojtje që tani po rrjedh afati për të paraqitur ankesë në dëshmi dhe kërkesën hedhjen e aktakuzës dhe natyrisht nuk kemi mundur të vazhdojmë procedurë sot dhe mendoj se gjykata ka marrë një vendim të drejtë kur e ka ndërprerë këtë procedurë”, tha ajo.
Gjatës seancës së sotme fillestare për rastin e sulmit në Banjskë ndonëse nga Prokuroria e Specializuar e Kosovës u propozua që për 42 të akuzuarit që nuk është siguruar prani e tyre të zhvillohet gjykimi në mungesë, kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti vendosi që të marr interpretim nga Gjykata Supreme se në rastin në fjalë a mund të aplikohet gjykimi në mungesë i paraparë në Kodin e Procedurës Penale.
Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzën për 45 persona, të cilët ngarkohen me veprat penale sulm terroristë, sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shpëlarje parash e lehtësim dhe financim në kryerjen e terrorizmit.