Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë ndaj 16 personave, ndaj të cilëve paraprakisht ishte shqiptuar masa e paraburgimit afatshkurtët pas tragjedisë në Koçan.
Nga zjarri në diskotekën “Puls” në Maqedoninë e Veriut, humbën jetën 59 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
Dy personave të tjerë po me kërkesë të Prokurorisë, u është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë ende në paraburgim që prej së martës.
“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike.