Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Granit Geci, koalicionin LDK-AAK në këtë komunë, po e konsideron si koalicion të krizave prej të cilit nuk ka ndonjë gjë të mirë që mund ta prodhojë.
Geci lidhjen e këtij koalicioni e cilëson edhe si koalicion të pronave dhe çështjeve të cilat, sipas tij, kryetari Përparim Rama dëshiron t’i shtyje përpara.
“Koalicioni, mendoj se është një koalicion i krizave, një koalicion i krizave i cili nuk do të prodhojë gjëra të mira them kushtimisht për kryeqytetin. Mendoj se është një koalicion i pronave është koalicion i çështjeve të cilat Përparim Rama dëshiron t’i shtyje përpara dhe efektivisht nuk do të ketë ndryshim sa i përket shumicës në kryeqytet. Pra ky koalicion nuk e reprezenton shumicën e kryeqytetit të Kuvendit i cili është brenda kuvendit komunal dhe po presim të shohim si do të shkojnë zhvillimet më tutje. Përparim Rama. gjatë gjithë kësaj kohe është ankuar se po e bllokojnë partitë politike në Kuvend dhe sot e ka arritur një marrëveshje të koalicionit dhe po shpresojmë që do t’i hapet rrugë konsolidimit të mëtutjeshëm të punës së tij dhe të kuvendit”, ka thënë Geci.
Geci ka thënë në vazhdim se Partia Demokratike e Kosovës. nuk i përkrahë pikat të cilat sipas tyre janë shkelje të interesit publik e në të njëjtën kohë edhe të ligjshmërisë.
“Nga 25 propozim vendime që i ka sjell në kuvend PDK i ka votuar 22 propozim vendime pra pothuajse të gjitha pikat qe kanë qenë me interes vital PDK i ka votuar dhe do të vazhdojë të i përkrahë aty ku nuk kemi përkrahje në pika të cilat shkelin interesin publik kanë shkelje të ligjshmërisë të njëjtën gjë e kemi bërë edhe gjatë kohës sa kemi qenë në bashkëqeverisje në pika të cilat cenohet interesi publik kanë shkelje ne gjithmonë kemi refuzuar të i përkrahim dhe ashtu do të vazhdojmë deri në fund sa i përket raporteve midis partive politike ne temat të cilat janë në interes vital për kryeqytetin do të bashkëpunojmë me secilën prej tyre mirëpo në tema të cilat e cenojnë interesin publik do të kemi ndarje dhe atë të thellë”, ka thënë ai.
Asamblisti i PDK-së ka thënë se partia e tij është opozitë dhe do të vazhdojnë të qëndroj e tillë.
Ai ka thënë se PDK-ja nuk merr pjesë në koalicione klasike për pazare.
“PDK është në opozitë dhe do të vazhdojë të jetë deri në fund të mandatit dhe të gjitha partitë tjera, të cilat dëshirojnë ta ndjekin rrugën tonë të opozitë bërjes një opozitë-bërje me argumente, një opozitë-bërje e cila është në shërbim së pari të kryeqytetit, ne jemi të hapur të bashkëpunojmë më të gjithë mirëpo koalicione klasike siç jemi mësuar të shohim, për pazare në PDK nuk do të shohim asnjëherë”, ka thënë Geci.