UBT News

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës kërkon ripërsëritjen e zgjedhjeve parlamentare në fshatin Tërnoc të Bujanocit

Pas publikimit të rezultateve të rivotimit të tretë në njësinë numër 6 në fshatin Tërnoc të Bujanocit, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës ka dërguar ankesë në Komisionin Komunal Zgjedhor për të përsëritur zgjedhjet, të cilat nuk ia siguruan një ulëse në Parlamentin e Serbisë.

KKZ me shumicë votash ia ka refuzuar ankesën KShL-së, me ç’rast i ka bërë këta të fundit të dorëzojnë ankesën në Komisionin Republikan Zgjedhor. Në rast refuzimi edhe nga KRZ atëherë opsioni i fundit për ankimim nga KSHL është Gjykata Administrative në Beograd.

KShL pretendon se gjatë procesit zgjedhor më 27 maj është cenuar privatësia e votës dhe fshehtësia e votës gjatë votimit me kusht, që konsiderojnë se janë të mjaftueshme për të ripërsëritur zgjedhjet.

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në rivotimin e tretë për zgjedhjet parlamentare më 27 maj, i cili erdhi si rezultat i ankesave të Partisë Socialiste të Serbisë, kishte arritur t’i merrte vetëm 598 vota nga 611 sa i duheshin për të fituar një deputet./UBTNews/

Exit mobile version