UBT News

​KMDLNj për kryetarët në veri: Vet i futi në flakë dhe vet po i djeg

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) duke komentuar proceset që kanë ndodhur në veri të vendit lidhur me zgjedhjet e mbajtura dhe peticionin e nisur për shkarkimin e kryetarëve aktualë, ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të nxjerrin mësimin e nevojshëm nga aventura politike me katër kryetarë në veri, të cilët vet i futi në flakë dhe vet po i djeg duke mos e respektuar as minimumin e dinjitetit.

KMDLNj në një reagim thekson se demokracia ka rregulla të qarta dhe të drejtat e njeriut nuk janë ato çka parashihen në dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare, por sa ato zbatohen në praktikë.

“Çfarëdo diskriminimi qoftë edhe ai pozitiv është në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Për situatën në Veri të Kosovës përgjegjësi e madhe shkon në adresë të ndërkombëtarëve që po mbajnë qëndrim oportunist ndaj Serbisë”, thuhet në reagim.

Exit mobile version