UBT News

KMDLNj për dhunën në familje: Institucionet po merren me pasojat e saj, kurse pak me parandalimin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se numri i rasteve të dhunës në familje mund të jetë më i madh se sa numri i rasteve të raportuara.

Një vërejtje e madhe nga ana e KMDLNj–së shkon në adresë të Gjykatës në rast kur merret vendimi për caktim të kujdestarit dhe trajtimit të viktimës së dhunës në familje.

“Ndërkaq, një vërejtje e madhe e KMDLNj –së shkonë në adresë të Gjykatës në rast kur merret vendimi për caktim të kujdestarit dhe trajtimit të viktimës së dhunës në familje. Gjykata, pa e skanuar fare të kaluarën e kujdestarit që e cakton, që mund të ketë të kaluar kriminale apo probleme me ligjin, bjen në lajthitje me ç’rast dhunuesi caktohet kujdestar që pastaj viktimën, përmes shantazhimit e dhunon edhe gjatë trajtimit mjekësorë sikur edhe pas trajtimit. Kujdestari i papërgjegjshëm dhe dhunues cakton se kush mund ta vizitojë viktimën gjatë trajtimit,  me kend mund të komunkojë viktima, a mund të ketë viktima telefon a jo, a do të shkojë viktima gjatë fundjavës në shtëpi apo jo  ndonëse e ka lejen e mjekut, a do t’i takojë viktima fëmijët apo jo etj.etj”, thuhet në komunikatë.

Deri më tani, sipas KMDLNj-së, institucionet përgjegjëse për trajtimin e viktimave të dhunës në familje kryesisht po merren me pasojat kurse pak me parandalimin e kësaj dhune, që sipas tyre është duke u rritur në shifra alarmante.

Exit mobile version