UBT News

KMDLNj: Ndërtimtaria, sektori ku më së shumti rrezikohet jeta e punëtorëve

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), e kanë parë shqetësuese që 18 punëtorë kanë vdekur nga lëndimet e marra në vendin e punës vetëm këtë vit. Sipas tyre, ndërtimtaria është sektori ku më së shumti rrezikohet jeta e punëtorëve.

“Në Kosovë nuk paraqet lajm nëse ndonjë punëtor lëndohet, bëhet i paaftë përjetësisht për punë apo edhe e humb jetën për faktin se punëdhënësi nuk siguron kushte për punë për të punësuarit, nuk kanë kontrata pune, nuk kanë sigurime shëndetësore e mos të flasim për sigurime të jetës. Për fat të keq disa raste përfundojnë me lëndime të rënda dhe të pariparueshme kurse në raste të tjera edhe me fatalitet. Për shtatë muaj të vitit 2023 , në vendet e tyre të punës kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë kanë humbur jetën 18 punëtorë e që paraqet edhe një numër rekord të pësimeve me fatalitet për jetën . Për shkak të kushteve të rënda ekonomike shumë punëtorë , ndonëse të pakualifikuar për punën që e bëjnë detyrohen që të punojnë në kushte skajshmërisht të rrezikshme për jetën, pa pasur fare siguri dhe pa u kompensuar familjet për humbje të jetës”, thuhet në reagimin e tyre.

Exit mobile version