Një person është arrestuar të dielën në Kllokot, pasi i njëjti dyshohet për dhunim.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës nuk u dhanë më shumë detaje, përveçëse i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Kllokot 23.10.2022 – Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.