Në Kllokot gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Shqipërisë, pasiqë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës kosovare.
Rastin e ka raportuar nëna e viktimës pasiqë viktima kishte lindur në spitalin e Gjilanit fëmijën jashtë martesor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /UBTNews/