Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i tha BBC-së se publiku rus përfundimisht do të kuptojë se ushtarët e tyre të rinj po vdesin për asgjë tjetër por ambicieve të presidentit rus, Vladimir Putin.
Klitschko ishte duke marrë pjesë në funeralin e një aktivisti të njohur 24-vjeçar kundër korrupsionit kur u bënë komentet.
Ushtari vullnetar Roman Ratushny u vra në Izyum, në rajonin e Kharkiv, më 9 qershor.
Kryebashkiaku Klitschko, i cili fitoi një numër të madh fansash anembanë botës gjatë karrierës së tij të gjatë rekord, tha se lideri rus po shkatërronte miliona jetë si në Ukrainë ashtu edhe në vendin e tij.
“Kjo është gjithashtu një tragjedi për rusët dhe për Federatën Ruse. Njerëzit nuk e kuptojnë këtë tani, por jam i sigurt se do ta kuptojnë shumë shpejt realitetin. Rusët vdesin – për çfarë? Ambiciet e Putinit?”
Në intervale të rregullta, turma bërtiste “Slava Ukraini” – Lavdi Ukrainës./UBTNews/