Boksieri i peshave të rënda, Wladimir Klitschko po lufton kundër pushtimit rus në Ukrainë.
Duke folur për Radio 5 Live, ai thotë se ka parë “shumë civilë të vdekur” të cilët janë “torturuar dhe ekzekutuar” në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën.
“S’e kam menduar kurrë që njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë me dikë që nuk tregoi ndonjë shenjë rezistence”, thotë ai.
Ish-kampioni botëror i peshave të rënda po i bën thirrje botës që të bëjë më shumë për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës./UBTNews/