UBT News

Klitschko mohon se ka deklaruar se Kievi është i rrethuar nga rusët

Kryetari i kryeqytetit ukrainas Kiev, Vitali Klitschko ka mohuar se ka dhënë një deklaratë për Associated Press ku citohej të ketë thënë se qyteti i tij ishte “rrethuar” nga forcat ruse.

Klitschko thotë se nuk është kështu dhe në fakt është “dezinformim”.

Duke shkruar në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha: “Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke mu referuar mua se Kievi dyshohet se është i rrethuar dhe evakuimi i njerëzve është i pamundur. Mos u besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve vetëm nga burimet zyrtare”, tha ai./REL

Exit mobile version