Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i ka bërë thirrje popullit të Ukrainës që të mbrojnë të ardhmen të tyre, kundër dëshirës së presidentit rus Vladimir Putin për të “rindërtuar perandorinë ruse”, përcjell UBT News.
Duke folur në New Day të CNN, ai tha “U them njerëzve që nuk dorëzohemi kurrë, sepse është toka jonë, është qyteti ynë, është familja jonë. Ne mbrojmë të ardhmen tonë”, tha Klitschko.
“Arsyeja e luftës, nga pala ruse, në fakt është e pakuptimtë. Arsyeja pse Putini e bën këtë luftë është sepse ne duam të jemi një vend demokratik evropian dhe Putin dëshiron të rindërtojë perandorinë ruse”, tha Klitschko.
“Pa Ukrainën është e vështirë të bëhet. Është ëndrra e tij për të rindërtuar Bashkimin Sovjetik. Ne ishim në BRSS dhe nuk duam të kthehemi në BRSS”, vazhdoi ai.
Të mërkurën, ushtria ukrainase ra dakord për një armëpushim të ri 12-orësh me Rusinë për të lejuar civilët të largohen përmes korridoreve të evakuimit nga disa qytete./UBTNews/