UBT në kuadër të ekosistemit inovativ me zhvillimin e shkencave mjekësore, përmes Fakultetit të Stomatologjisë dhe Poliklinikës po vazhdon punën me Klinikën Specialistike të Stomatologjisë.
Përmes kësaj klinike, UBT është duke zhvilluar punën klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisjet e teknologjisë së fundit me një infrastrukturë moderne mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare, duke iu ofruar të gjithë qytetarëve shërbime kualitative me çmime promocionale.
Nën ombrellën e departamenteve specialistike, Klinika Specialistike Stomatologjike UBT ofron këto shërbime:
- Mbushje të përhershme të dhëmbëve;
- Shërim të kanaleve të dhëmbëve;
- Pastrim i dhëmbëve;
- Aparate për drejtim të dhëmbëve: të lëvizshme, fikse dhe të tejdukshme;
- Proteza të lëvizshme;
- Ura porcelani;
- Zircon;
- Nxjerrje e dhëmbëve;
- Apikotomi;
- Mbjellje e dhëmbëve me metoda më bashkëkohore;
- Shërbime estetike;
- Shërbimet tjera specifike që mbulohen në kuadër të kësaj veprimtarie.
Për të rezervuar terminin tuaj dhe për informacione më të hollësishme, ju lutem që të na kontaktoni në këtë numër të telefonit: 045-120-198, apo në emailin zyrtar të klinikës:
Ordinanca gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan.