UBT News

Klinika Specialistike e Stomatologjisë e UBT-së ofron të gjitha shërbimet profesionale stomatologjike dhe estetike

UBT në kuadër të Fakultetit të Stomatologjisë dhe Poliklinikës posedon Klinikat Specialistike Stomatologjike, në të cilat zhvillohet puna klinike, laboratorike dhe imazherike me pajisje të teknologjisë së fundit dhe me infrastrukturë më moderne mjekësore sipas standardeve ndërkombëtare.

Shërbimet në Klinikën Stomatologjike “UBT”, ofrohen në kuadër të departamenteve specialistike, e që janë: Klinika e Protetikës Stomatologjike, Klinika e Sëmundjeve të Dhëmbit me Endodoncion, Klinika e Parodontologjisë dhe Mjekësisë Orale, Klinika e Ortopedisë së Nofullave, Klinika e Kirurgjisë Orale, Laboratoriumi i Teknikës së dhëmbëve, Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Paraklinika Stomatologjike me Rentgen Diagnostikë, dhe Njësia e triazhimit me emergjencë.

Shërbimet stomatologjike që ofrohen në departamentet e Klinikës Stomatologjikë “UBT” janë:

  • Mbushje të përhershme të dhëmbëve;
  • Shërim të kanaleve të dhëmbëve;
  • Pastrim i dhëmbëve;
  • Aparate për drejtim të dhëmbëve: të lëvizshme, fikse dhe të tejdukshme;
  • Proteza të lëvizshme;
  • Ura porcelani;
  • Zircon;
  • Nxjerrje e dhëmbëve;
  • Apikotomi;
  • Mbjellje e dhëmbëve me metoda më bashkëkohore;
  • Shërbime estetike;
  • Shërbimet tjera specifike që mbulohen në kuadër të kësaj veprimtarie.

Klinikat specialistike stomatologjike ofrojnë të gjitha llojet e shërbimeve stomatologjike dhe estetike, nga profesorë, asistentë, specialistë, laborantë, infermierë dhe studentë, që do të jenë në shërbimin tuaj dhe do të ofrojnë trajtimin e nevojshëm në mënyrë profesionale.

Të gjitha shërbimet ofrohen në një vend dhe me çmime të volitshme.

Ordinanca gjendet në magjistralen Prishtinë – Ferizaj afër rrethit të QMI-së, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT- së, në Lipjan dhe Qendra Këshillimore në Prishtinë.

Exit mobile version