Nё Klinikën e Nefrologjisё tё Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2023, janё hospitalizuar 758 pacientё, ndërsa janё realizuar gjithsej 37 mijë e 431 seanca tё hemodializës.
Gjithashtu janё realizuar 4 mijë e 242 vizita ambulantore, 685 plasime tё katetrit venoz qendror, 4 mijë e 509 vizita brenda-hospitalore, 1 mijë e 196 pacientё kanё marrё terapi imunosupresive, 44 janё trajtuar me terapi biologjike dhe shumë shërbime të tjera.
Janë ofruar 60.367 shërbime, duke përfshirё edhe shërbimet e tjera (ekosonografi, EKG, transfuzione, largim i Katerave Venoz Qendror (KVQ), pastrimi i fistulave, largim i penjve nga AV- fistula, analiza gazore tё gjakut, plasim i KVQ permanent.
Klinika e Nefrologjisë ofron shërbim 24-orёsh dhe nuk ka listё tё pritjes.