Numër rekord i koronarografive dhe stentimeve janë realizuar nga kardiologët e Klinikës së Kardiologjisë, në kuadër të Shërbimit të Kardiologjisë Invazive në QKUK.
Statistikat tregojnë se asnjëherë më parë nuk kishte më shumë koronarografi dhe stentime, në këtë periudhë kohore, ose rreth 1 mijë stentime më shumë, e që në mesatare i bie rreth 200 stentime në muaj.
Në vitin 2023 deri tani kishte 2 mijë e 123 stentime dhe 3 mijë 91 koronarografi.
Vitin e kaluar kishte 1 mijë 730 stentime dhe 2929 koronarografi, ndërsa në vitin 2021 kishte 1450 stentime dhe 2524 koronarografi.
Më 2020 kishte 1157 stentime dhe 2128 koronarografi. Në vitin vitin 2019 kishte 1638 stentime dhe 3335 koronarografi, ndërsa në vitin 2018 kishte 1663 stentime dhe 2517 koronarografi.