UBT News

Klinë: Arrestohet një person pasi lëndoi policin gjatë kryerjes së detyrës

Një zyrtar policor ka mbetur i lënduar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare në Klinë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur pasi njësiti policor kishte ndaluar një automjet për kontroll.

Në momentin kur i dyshuari u njoftua se do t’i nënshtrohej kontrollit policor, ai me shpejtësi ka ndezur veturën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke goditur një nga zyrtarët policorë dhe i shkaktuar lëndime trupore.

Është raportuar se njësiti policor deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare kanë ndaluar një automjet dhe pasi i eshte kumtuar se duhet ti nenshtrohet kontrollit policor, i dyshuari me vrull ka nisur veturen dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke I shkaktuar lendime trupore zyrtarit policor, I cili ka pranuar tretman mjeksor. Pas veprimeve të menjehershme operative-hetimore I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim./D.B/UBTNews

Exit mobile version