UBT News

Klinaku reagon pas arrestimeve nga Specialja

Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku tha se Gjykata Speciale “po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë”.

Reagimi i tij vjen pas arrestimeve që Specialja i bëri të enjten në Kosovë.

Gjykata Speciale po vazhdon gjahun ndaj UÇK-së dhe luftëtarëve të lirisë. Në media u dha lajmi për arrestimin e Isni Kilajt e Bashkim Smakajt, por sipas informatave që po më vijnë është arrestuar edhe Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Fahri e Bahri Fazliu”, ka shkruar Klinaku

Exit mobile version