Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku, ka theksuar se një politikan i Kosovës që merr anë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ‘e ka për qëllime personale’.
Klinaku këtë reagim e ka bërë në Facebook, pas pjesëmarrjes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Konventën e Demokratëve në Amerikë.
“Politikani i Kosovës që merr anë për zgjedhjet në Amerikë, e ka për qëllime të tij personale. Shqiptarët që jetojnë atje duhet që të mos e dëgjojnë atë, por ta shohin vetëm interesin e tyre”, ka shkruar Klinaku në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara, i cili ka marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.