UBT News

Klinaku dhe Selmani nuk e pranojnë fajësinë për kanosje ndaj Kurtit

Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në seancën e shqyrtimin fillestar, pas leximit të aktakuzës, Klinaku tha se nuk konsideron që ka kryer vepër penale.

Konsideroj qe nuk kam kryer vepër penale dhe unë nuk e pranoj fajësinë“, tha Klinaku.

Fajësinë nuk e ka pranuar as i akuzuari tjetër Nuredin Selmani.

Në leximin e aktakuzës, prokurori special, Bekim Kodraliu tha se Faton Klinaku e ka kanosur seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti.

I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti“, tha ai.

Edhe për të akuzuarin Nuredin Selmanin, prokurori special tha se “seriozisht dhe publikisht e ka kanosur [Kurtin]” përmes rrjetit social Facebook./D.B/KP

Exit mobile version