UBT News

Kjo vitaminë ju ndihmon për një stomak të sheshtë

Stomaku zakonisht rritet për shkak të ushtrimeve të pamjaftueshme dhe ngrënies së tepërt, por shkencëtarët thonë se mund të shkaktohet edhe nga mungesa e vitaminave.

Nëse s’mund të hiqni qafe dhjamin e barkut edhe kur i kushtoni vëmendje dietës dhe ushtroni rregullisht, mund të keni mungesë të vitaminës D.

Hulumtimet kanë treguar se personat që kanë yndyrë të tepërt në bark u mungon vitamina D.

Përveçse është e rëndësishme në luftën kundër osteoporozës dhe përmirësimin e humorit, kjo vitaminë është e rëndësishme edhe për humbjen e peshës, pra zgjidhjen e dhjamit në bark.

Vitamina D merret kryesisht nga rrezet e diellit. Por disa ushqime mund të jenë gjithashtu një burim i shkëlqyer i kësaj vitamine. Mënyra e vetme për të përcaktuar nëse keni mungesë të kësaj vitamine është përmes analizave laboratorike.

Nëse ju mungon vitamina D, përveç yndyrës në stomak, mund të shfaqen probleme të tjera, si sistem i dobët imunitar, lodhje kronike, depresion, ankth, rënie e flokëve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh.

Për të shmangur të gjitha këto, sigurohuni që të jeni mjaftueshëm të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe të hani ushqime të pasura me vitaminë D. Këto janë ushqime si vezët, kërpudhat, peshku dhe qumështi. Përveç kësaj, ju mund të merrni një suplement të vitaminës D, por së pari konsultohuni me mjekun tuaj.

Exit mobile version