Italia është një nga vendet e fundit anëtare të Bashkimit Evropian ku edukimi seksual nuk është i detyrueshëm në shkolla dhe disa studentë thonë se kjo është përkthyer në mungesë të ndërgjegjësimit seksual dhe emocional.
“Ne asnjëherë nuk kemi mësuar rreth edukimit seksual në shkolla. Në Itali kjo temë është ende tabu”, deklaroi 17-vjeçarja Beatrice, e cila është studente në rajonin e Lazios që rrethon Romën.
Edhe pse disa projektligje janë propozuar gjatë viteve të fundit për edukimin seksual, asnjë prej tyre nuk ka kaluar. Në vend të projektligjeve, u lihet rajoneve të vendit të vendosin nëse do të ndajnë fonde për të ngritur kurse mbi seksualitetin në shkolla, të cilat shpesh mësohen nga personeli mjekësor, infermieret, mamitë ose biologët.
Pasoja negative
Ndonëse nuk ka ndonjë punim shkencor në Itali mbi pasojat e mungesës së edukimit seksual, ka disa të dhëna që mund të flasin mbi ndërgjegjësimin e të rinjve për seksin. Për shembull, Italia renditet e 26-ta nga 45 shtetet evropiane që kanë qasje në kontraceptivë, me norma shumë prapa Francës dhe Britanisë së Madhe.
Tre aktivistë nisën së fundmi një peticion i cili ka mbledhur rreth 35 mijë nënshkrime, për kurse të detyrueshme arsimore për seksin, afektin dhe barazinë gjinore në shkollat e mesme të Romës./UBTNews/