UBT News

“Kjo nuk ka të bëjë me Libanin, është për Hamasin”

Një ish-këshilltare e lartë amerikane për siguri kombëtare i tha BBC-së se ajo pret që Izraeli të ndjekë liderët më të lartë të Hamasit gjatë viteve në vijim.

Mara Rudman thotë se sulmi në Bejrut që la të vdekur Saleh al-Arourin, ishte pjesë e një plani më të gjerë për të eliminuar përgjegjësit për masakrën e 7 tetorit në Izrael.

Ajo e krahason atë me gjurmimin e atyre që kryen sulmet terroriste në Lojërat Olimpike të Mynihut në vitin 1972 duke thënë: “Nuk ka të bëjë me vendndodhjen, por me individë”.

Rudman tha se ajo nuk beson se “sulmi i vetëm do të ishte një burim përshkallëzimi”, pasi ka pasur tensione të vazhdueshme midis Hezbollahut dhe Izraelit tash e sa kohë./UBTNews/

Exit mobile version