Jonathan Rynhold, kreu i studimeve politike në Universitetin Bar-Ilan në Tel Aviv foli për efektet politike të konfliktit Izrael-Palestinë. Ai thotë se “kjo nuk është luftë mes Izraelit dhe palestinezëve”.
“Nëse e shihni raportin që e ka Izraeli me Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor – që udhëhiqet nga PA – nuk ka vdekje masive, nuk ka probleme të kësaj shkalle. Dhe arsyeja është që Hamasi është i përkushtuar në shkatërrimin e Izraelit”, deklaroi ai mes tjerash.
Ai tha se edhe sondazhet kanë treguar që Autoriteti Palestinez nuk e përkrah dhunën në këtë shkallë. Por sipas tij, “përdorimi i pavullnetshëm i civilëve si mbulesë për t’i bërë presion Izraelit nuk u lë zgjidhje tjetër autoriteteve izraelite veçse “t’i shënjestrojnë civilët palestinezë”.
Hamasi, e shpallur organizatë terroriste nga Britania e Madhe dhe vende të tjera perëndimore, është parti politike, porse njihet edhe si krah ushtarak, dhe ka kontroll mbi Gazën.
Autoriteti Palestinez nga ana tjetër – që nuk konsiderohet grup terrorist – ka kontroll mbi Bregun Perëndimor si pjesë e një marrëveshjeje të arritur me Izraelin./UBTNews/