Konflikti Izrael-Hamas ka shkuar përtej luftës, është shndërruar në terrorizëm, deklaroi Papa Françesku pas vdekjes së mbi 14 mijë e 100 palestinezëve në Gaza dhe rreth 1 mijë e 200 personave në Izrael që nga 7 tetori.
Duke folur pas takimeve të ndara me të afërmit e pengjeve të Izraelit që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që kanë familjarë në Gaza, Papa tha se ai dëgjoi përjetimet e banorëve të të dyja palëve në konflikt.
“Kjo është çfarë ndodh në luftëra. Por kjo shkon përtej luftërave. Kjo nuk është luftë. Është terrorizëm”, tha ai./UBTNews/