Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha udhëheqësve të Bashkimit Evropian në një konferencë mbrëmë vonë se “kjo mund të jetë hera e fundit që më shihni të gjallë”, konfirmoi një diplomat evropian për faqen e lajmeve Walla.
Diplomati thotë se Zelensky u kërkoi udhëheqësve të BE-së të ndërmarrin hapa të mëtejshëm kundër Rusisë dhe se takimi përfundoi me një vendim për të vendosur sanksione shtesë kundër Moskës.
Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, e cila ishte gjithashtu në telefonatën e mbrëmshme, konfirmon raportin e Walla, duke thënë për Agjencinë Suedeze të Lajmeve se “kjo mund të ketë qenë hera e fundit që kemi parë Zelensky”./UBTNews/