Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të hënën se lufta ishte detyruar mbi Izraelin nga një “armik i tmerrshëm” dhe ai u zotua se Izraeli do të fitojë.
“Qytetarë të Izraelit, jemi në ditën e tretë të kësaj lufte. Ne po luftojmë për shtëpinë tonë dhe për ekzistencën tonë”, tha ai.
Deklaratat e tij vijnë pasi ushtria izraelite tha se ka rimarrë kontrollin e të gjitha komuniteteve rreth Gazës, më shumë se 48 orë pasi Hamasi filloi një sulm të befasishëm. Zyrtarët thonë se të paktën 900 njerëz janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit./UBTNews/