UBT News

Kjo është temperatura ideale për kondicionerin

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e ditëve më të nxehta të verës, shumë prej nesh i drejtohen kondicionerëve për të krijuar një ambient më të freskët dhe të rehatshëm brenda shtëpisë apo zyrës.

Porm shpesh lind pyetja: cila është temperatura ideale të ndiheni mirë, të kurseni energji dhe të mos rrezikoni shëndetin?

Sipas ekspertëve të klimës dhe shëndetit, temperatura optimale për kondicionerin gjatë ditëve të nxehta është 24-26°C gjatë ditës dhe rreth 25-27°C gjatë natës.

Kjo temperaturë ndihmon trupin të përshtatet me ambientin, shmang goditjen termike e mbron nga ndryshimet e befta të temperaturës që mund të ndikojnë në sistemin respirator apo të shkaktojnë dhimbje koke dhe lodhje.

Një tjetër arsye për të mbajtur një temperaturë të moderuar është kursimi i energjisë elektrike. Sa më i ulët të jetë temperatura e vendosur në kondicioner, aq më shumë punon pajisja dhe aq më i lartë bëhet fatura mujore.

Një ndryshim prej vetëm një grade mund të sjellë deri në 5-7% më shumë konsum energjie.

Gjithashtu, është e rëndësishme të mos qëndroni direkt përballë rrymës së ftohtë të ajrit dhe të kontrolloni rregullisht filtrat e kondicionerit për të shmangur shpërndarjen e mikrobeve apo alergeneve në ajër.

Për një verë më të shëndetshme, mos e teproni me ftohjen. Freskia e tepërt bëhet po aq e dëmshme sa nxehtësia, gjithçka ka të bëjë me balancën, mos harroni të pini ujë, të vishni rroba të lehta dhe të qëndroni në ambiente të ajrosura mirë.

Exit mobile version