UBT News

“Kjo është shtëpia jonë”, amerikanët që refuzojnë ta lënë Ukrainën

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur qytetarët e tyre ta lënë Ukrainën urgjentisht, për shkak të kërcënimit të Rusisë. Jo të gjithë amerikanët që jetojnë në Ukrainë janë pajtuar me këtë.

Perëndimi ka hequr dorë nga pretendimet për tërheqje të pjesshme të trupave dhe Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të besojnë se Moska mund të pushtohet në çdo kohë.

Shumë nuk besojnë se një shkallë e sulmit ndaj Kievit është i pashmangshëm. Pavarësisht paralajmërimëve nga inteligjenca.

Pyetja për ta lënë Ukrainën është një nga më të diskutueshmet në media, përfshirë personat që kanë shkuar vetëm për vizitë dhe ata që jetojnë për një kohë të shkurtër aty.

Sean Almeida ka lindur në Boston, por që nga viti 2014 ka hapur një biznes në Kyiv. Ai është drejtor i një kompanie të pasurisë së patundshme dhe nuk dëshiron ta lë Ukrainën edhe pas ndodhive të fundit.

“Unë nuk e lashë Ukrainën as në Revolucionin e Maidan (protesta në vitet 2013-2014 që çuan në përmbysje të presidentit të Ukrainës, Viktor Janukoviç), as kur Rusia aneksoi Krimenë as gjatë fillimit të armiqësive në Donbas. Lëreni Biden të thojë çfarë të dojë, unë nuk do të bëjë panik dhe nuk do ta lëshojë vendin që u bë shtëpia ime”, tha ai./UBTNews

Exit mobile version