Profesori Arsim Bajrami, një ndër themeluesit e PDK-së e konsideron si ringritje të kësaj partie rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.
“Zgjedhjet lokale të rrethit të parë të dt.17 tetor 2021, shënuan fillimin e procesit të ringritjes së PDK-së, si parti shtetëformuese dhe lidere në skenen politike në Kosovë”.
“Pas goditjes së rëndë që mori me arrestimin e dy liderëve historik, Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli, PDK arriti të rimarrë veten të bëjë reformat e brendshme dhe të promovojë vlerat e saj profesionale , duke ofruar lider të përgatitur për udhëheqjen e komunave të Kosovës”.
“Si një nga themeluesit e parë të PDK-së përgëzojë lidershipin e PDK-së, Kryetarin e posazgjedhur z. Memli Krasniqi, kolegët dhe miqtë z. Uran Ismaili, Bedri Hamza, Agim Aliu, Shaqir Totaj si dhe kandidatët tjerë për fushaten profesionale dhe dinjitoze”.
“Jam i sigurt se ky trend i ringritjes do të vazhdojë me 17 nëntor në rrethin e dytë dhe do të kurorëzohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kur PDK do të konfirmohet si parti lidere në skenën poltike të Kosovës”, shkruan Bajrami në Facebook./UBTNEWS