UBT News

Kjo është lista me ushqimet që ju duhen për kocka të forta!

Ostepororza është një sëmundje të pakëson dendësinë minerale të kockave dhe sjell përkeqësim të indeve duke i bërë ato më të brishta dhe shkaktuar më shumë fraktura.

Kjo sëmundje është mjaft e përhapur dhe ka tendenca të rritet me rritjen e moshës.

Osteoporoza paraprihet nga një fazë tjetër e njohur si osteopenia ose humbja e masës kockore që ndodh në çdo fazë të jetës.

Mosha është shkaktar kyç i osteopenisë dhe osteoporozës.

Pas moshës 40 vjeçare, dendësia kockore pakësohet si tek gratë ashtu edhe tek burrat.

Në rastin e grave, kjo sëmundje përshpejtohet shumë pas menopauzës.

Si gjithmonë, parandalimi është një hap shumë i rëndësishëm.

Të rinjtë duhet të mos e teprojnë me alkolin, të mos pijnë duhan, duhet të kryejnë aktivitet fizik, të mos e teprojnë me ekspozimin në diell dhe të ushqehen mirë.

Nëpërmjet ushqimit, ne mund të marrim vitamina thelbësore për kockat siç janë: kalçiumi, fosfori dhe vitamina D.

Ne kemi nevojë edhe për vitaminën K, magnezin dhe zinkun që i mbajnë kokcat të shëndetshme në çdo fazë të jetës.

Ushqyerja e duhur për kockat

Kalçiumi është përbërësi kryesor i kockave të shëndetshme.

Të rriturit duhet të marrin 1,000 deri në 1,200 mg në ditë.

Ushqimet e mëposhtme mund të plotësojnë dozat ditore të kalçiumit:

  • Frutat dhe perimet si barishtet, portokallet dhe fiqtë e thatë.
  • Produktet e bulmetit si, kosi, djathi, qumështi.
  • Qumështi i arrorëve, sojës, orizit dhe tërshëra.
  • Bishtajoret si fasulet dhe qiqrat.
  • Frutat e thata, farat dhe drithërat si bajamet, farat e suzamit, arrat.
  • Peshku, kryesisht sardelet
Osteoporoza dhe ushqimet e pasura me vitaminë D

Vitamina D është e dobishme për përthithjen dhe metabolizimin e kalçiumit.

90% e kësaj vitamine merret nëpërmjet ekspozimit në diell ndërsa pjesa e mbetur nëpërmjet ushqimit.

  • Peshku: salmoni, skumbria, trofta, ngjala, peshku ton, sardelet  vaji i mëlçisë së merlucit
  • Kërpudhat
  • Ushqimet me proteinë: vezët, produktet e bulmetit, mëlçia e viçit.
Osteoporoza parandalohet edhe me:

Vitaminën K që ndihmon shëndetin e kockave ndaj përzgjidhni barishte si spinaqi, sallata jeshile, kale, shpargu, lakrat e vogla.

Estrogjenin me bazë bimore që gjendet tek drithërat, portokalli, rrushi, çaji dhe soja.

Kaliumin që përmirëson dhe ekuilibron kalçiumin. Bananet janë një burim i mirë i kaliumit.

Këshilla të tjera

Alkoli i tepërt, duhanpirja, jeta pa aktivitet janë të dëmshme për shëndetin e kockave.

Kafeina dhe kripa kanë efekt diuritik dhe nxjerrin kalçiumin nga organizmi.

Mos pini më shumë se 3 kafe në ditë.

Proteina e tepërt shkakton sëmundje të veshkave dhe dekalçifikim të kockave.

Ajo ndikon në metabolizimin e kalçiumit, fosforit dhe vitaminës D.

Qëndroni në ambient të jashtëm të merrni vitaminë D.

Kryeni aktivitet fizik që të ruani peshën e shëndetshme, të ruani masën kockore dhe forconi muskujt.

Hani ushqime të pasura me fosfor, magnez dhe acide yndyrore omega-3.

E fundit por jo nga rëndësia; parandalimi i osteoporozës kërkon kalçium që në fillim të jetës dhe shumë aktivitet fizik. Suplementët mund të përdoren më vonë kur shëndeti i kockave është më i dobët./AgroWeb.org

Exit mobile version