Gjiza pa kripë është një nga produktet më të mira, e përdorur si një nga kurat më të mira natyrale që mbron shëndetin e mëlçisë dhe promovon mirëfunksionimin e saj.
Krahas shijes së saj të mirë dhe të butë, gjiza pa kripë rekomandohet të konsumohet për personat që kanë probleme me mëlçinë, ndërsa ndihmon në pastrimin e saj nga helmet dhe toksinat.
Falë përbërësve të saj, gjiza ndihmon në përmirësimin e shëndetit të mëlçisë tek personat që kanë kaluar Hepatitin A dhe B.
Por krahas shëndetit të mëlçisë, gjiza pa kripë ndihmon në shëndetin e mirë të gjithë organizmit.
Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org që do t’ju bëjnë ta përfshini gjizën në ushqimet e përditshme.
Vlerat shëndetësore të gjizës
Gjiza është e pasur me proteina, kalcium dhe ushqyes të tjerë të shëndetshëm.
Gjiza është një ushqim i preferuar i njerëzve që tregojnë kujdes për shëndetin, atyre që vrapojnë, notojnë dhe ngrejnë pesha.
Kjo devotshmëri vjen sepse gjiza përmban sasi të mëdha të proteinës kaseinë dhe nivele tepër të ulëta të yndyrës.
Gratë shtatzënë duhet të konsumojnë gjizë sepse është produkti më i sigurtë mes produkteve të tjera të bylmetit.
Më poshtë do të lexoni për 4 përfitimet që vijnë nga ky produkt bulmeti sipas studimeveku bazohet AgroWeb.org.
Gjiza ndihmon në rënien në peshë
- Sportistët dhe dashamirësit e aktivitetit fizik janë të marrosur pas gjizës.
- Ajo përmban pak kalori dhe shumë proteina.
- Rrjedhimisht, gjiza të ngop më shpejt.
- Ajo përmban shumë kalcium që i bën mirë kockave dhe stimulon rënien në peshë.
Gjiza të ngop dhe nuk të rëndon
- Proteina kaseinë të cilën e përmendëm më lart ndihmon të shuajë kapriçot e urisë.
- Gjiza rekomandohet të konsumohet edhe në mbrëmje ose gjatë natës, kur uria godet papritur.
- Ajo është e lehtë dhe nuk rëndon në stomak.
- Për më tepër, proteina shoqërohet me amino acide që e mbajnë trupin të ushqyer dhe të mbrojtur.
Ekspertët e AgroWeb.org konfirmojnë se gjiza është një burim i shkëlqyer i vitaminave B, të cilat ndihmojnë me shëndetin e zemrës, mëlçisë, tretjen, funksionet e metabolizmit, të trurit e të tjera.
Gjiza është e pasur me baktere të mira për stomakun, të njëjtat që gjenden tek kosi.
Në këtë mënyrë, ajo është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga problemet me tretjen. Këto vlera janë të mëdha tek një produkt i bërë në shtëpi, ose nga fermerë të besuar./agroweb.org