Çdo vit rreth javës së dytë të gushtit bëhet shfaqja verbuese e rrëzimit të yjeve. Por a keni menduar ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse ndonjë prej tyre do të rrëzohej në planetin tonë?
Fatmirësisht, kjo është një dukuri jashtëzakonisht e rrallë, rreth 500 meteoritë arrijnë në sipërfaqe çdo vit, por më pak se 10% e tyre janë gjetur. Shumica e meteoritëve bien në oqean ose godasin një nga vendet më të largëta në tokë. Dhe diçka që është edhe më e rrallë janë meteoritet që vijnë në kontakt me njerëzit.
Më 30 Nëntor 1954, një grua e quajtur Ann Hodges u bë personi i parë që u konfirmua se ishte goditur nga një meteorit.
Meteoriti ra në orën 14:46 pasdite me kohën lokale në Oak Grove, Alabama, pranë Sylacauga, dhe shpesh quhet meteorit Hodges. Ann, e cila ishte 31 vjeç në atë kohë, po dremiste në divanin e saj kur një meteorit 4.5 miliard vjeçar u përplas në tavanin e saj dhe preku një pjesë të trupit të saj.
Shkëmbi hapësinor i cili peshonte rreth 8.5 kilogramë, e goditi gruan dhe i la një mavijosje të madhe, të errët Para se meteori të përplasej në dhomën e ndenjes së Anës, njerëzit pretenduan se kishin parë një “dritë të kuqe të ndezur si një qiri romak”, sipas raporteve lokale. Të tjerë e përshkruanin si një “top zjarri”.
Një gjeolog qeveritar që punonte aty pranë u thirr në vendngjarje dhe zbuloi se ishte një meteorit. Aq shumë njerëz u mblodhën në shtëpinë e Anës, saqë burrit të saj Eugjenit iu desh të shtyjë njerëzit për të hyrë brenda. Ajo ishte aq e tronditur sa u transferua në spital.
Pas incidentit, Forcat Ajrore të SHBA konfiskuan meteorin. Ann vdiq nga dështimi i veshkave në një shtëpi pleqsh në 1972, në moshën 52 vjeçare./dritare.net