Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve në pikat e kalimeve kufitare.
Sipas kësaj qendre, në Merdarë për të dalë nga Kosova po pritet deri në një orë, derisa kolona është 700 metra.
Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë mbi gjysmë ore, kurse kolonat deri në 300 metra.
Në pikëkalimet tjera kufitare po pritet tre deri në pesë minuta.