Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pritjeve në pikat kufitare.
Sipas këtij përditësimi kolona janë krijuar te Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Muçibabë.
Qytetarët po presin deri në një orë për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Dheu i bardhë, njëjtë edhe në pikën kufitare në Merdarë, derisa në Muçibabë pritjet janë gjysmë ore.
Kolonat në dalje te Dheu i Bradhë janë 300 metra, ato në Merdarë 600, kurse në Muçibabë 200./UBTNews/