UBT News

Kjo është gjendja e rrugëve kombëtare dhe rajonale

Ministria e Infrastrukturës ka lëshuar një raport ditor për mirëmbajtjen e auto-udhëve dhe rrugëve nacionale dhe rajonale në Kosovë.

Ministria e Infrastrukturës njofton se në disa akse rrugore është hedhur kripë për shkak të ngricave, ndërsa reshje nuk ka pasur në asnjë aks rrugor. Sipas njoftimit të MI-së, mirëmbajtja e rrugëve vazhdon 24 orëve.

“Në autoudhën R6, Doganaj-Hani i Elezit, gjatë 24 orëve nuk ka pasur reshje të borës dhe të gjitha rrugët janë të kalueshme. Borë nuk ka pasur as në autoudhën A7, Morinë-Gjurgjicë. Në regjionin Prishtina 1 dhe 2, gjendja e rrugëve është e mirë, pa të reshura të borës gjatë 24 orëve të fundit. Në regjionin e Prizrenit, të gjitha rrugët nën menaxhimin e Ministrisë së Infrastrukturës janë të qarkullueshme dhe nuk ka pasur të reshura të borës.Po ashtu në regjionin Peja 1 dhe 2 të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe s’ka pasur reshje të borës gjatë 24 orëve.Në regjionin e Ferizajt ka pasur hedhje të kripës për shkak të ngricave, por pa të reshura bore”, njofton MI-ja./UBTNews

Exit mobile version