Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen në pikë-kalimet kufitare të Kosovës.
Kolona më të gjata shihen te Dheu i Bardhë ku për dalje nga Kosova kolona është 700 metra apo 120 minuta, ndërsa për hyrje në Kosovë 05 – 10 minuta.
Poashtu në pikë-kalimin kufitar në Jarinje për dalje nga Kosova vonesat janë 20 – 30 minuta ndërsa për hyrje 03 – 05 minuta.
Në Merdare vonesa për të dalë nga Kosova është 20 – 35 minuta ndërsa për hyrje 05 – 10 minuta./UBTNews/