Samiti BE-Ballkan Perëndimor do të bëjë sot bashkë udhëheqësit nga vendet anëtare të BE-së dhe gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa, do të jetë nikoqir i takimit derisa samiti do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili do të përfaqësojë BE-në së bashku me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, do të bashkohen po ashtu.
Përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Bankës Botërore dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë ftuar të bashkohen në seancën plenare, njofton Klan Kosova.
6 tetor 2021: Samiti BE-Ballkani Perëndimor
08:50 – Arritjet në Qendrën e Kongresit të Brdo dhe mirëseardhja zyrtare nga kryeministri Janez Jansa
09: 30 – Sesion plenar
10:45 – Fotografi e përbashkët
11:15 – Sesioni i drejtuesve
13.30 – Konferencë për shtyp nga Charles Michel dhe Ursula von der Leyen
Në fund të takimit, udhëheqësit e BE-së pritet të miratojnë një deklaratë, me të cilën liderët e Ballkanit Perëndimor janë të ftuar të përafrohen.