UBT News

Kjo çantë dore “mikroskopike” shitet mbi 63 mijë dollarë

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 657 me 222 me 700 mikron u shit për mbi 63 mijë dollarë në një ankand virtual të mërkurën.

Kjo çantë që mezi shihet nga syri i njeriut, me ngjyrë fluoreshente e verdhë-gjelbër u bazua në një dizajn të njohur të Louis Vuitton – megjithëse është vepër arti e New Yorkut, e jo e markës LV.

Duke e quajtur krijimin e saj të vogël “Çantë dore mikroskopike”, grupi që ndodhet në Brooklyn, MSCHF, pretendon se çanta është mjaft e ngushtë për të kaluar nëpër vrimën e një gjilpëre dhe është më e vogël se një kokërr kripe deti.

Çanta u realizua duke përdorur polimerizimin me dy foto, një teknologji prodhimi e përdorur për të printuar 3D pjesë plastike në shkallë mikro. Ajo u shit bashkë me një mikroskop i cili u pajis me një ekran dixhital përmes së cilit mund të shihet çanta./UBTNews/

Exit mobile version