UBT News

Kjo birrë është prodhuar nga uji i ricikluar i dushit

Nuk do ta dinit nëse do ta shijonit, por Epic OneWater Brew është një birrë me një përbërës të veçantë: është bërë me ujë të ricikluar nga dushet, lavamanët dhe makinat larëse të një ndërtese banimi.

Birra është e sigurt për t’u pirë, falë disa trajtimeve sikurse mikrofiltrimi dhe drita ultravjollcë, dhe ka për qëllim të tërheq vëmendjen për çështjen e mungesës së ujit dhe ripërdorimit.

“Ndërtesat globalisht shfrytëzojnë 14% të të gjithë ujit të pijshëm”, thotë Aaron Tartakovsky, CEO dhe bashkëthemelues i Epic Cleantec, kompania e trajtimit të ujit me qendër në San Francisko që e prodhoi birrën në bashkëpunim me një fabrikë birre lokale. “Pothuajse asnjë ndërtesë nuk e ripërdor atë ujë – kjo është ajo që ne po përpiqemi të ndryshojmë”.

Birra është një pije alkoolike e stilit Kölsch – një pije e freskët me origjinë nga Gjermania – dhe është bërë me ujë gri të ricikluar nga Fifteen Fifty, një ndërtesë apartamentesh luksoze 40-katëshe në San Francisko. Por nuk është për shitje, pasi rregulloret ndalojnë përdorimin e ujërave të zeza të ricikluara në pije komerciale./UBTNews/

Exit mobile version