UBT News

Kinës i kërkohet të trajtojë racizmin në internet

Human Rights Watch raporton se përmbajtja raciste e cila synon njerëz me ngjyrë po përhapet gjithnjë e më shumë në platformat e rrjeteve sociale të Kinës. Sipas HRW-së, ajo po përdoret për të tërhequr trafikun dhe për të gjeneruar fitime.

Grupi i të drejtave të njeriut analizoi qindra video dhe postime nga viti 2021 në disa platforma sikurse Weibo, Douyin dhe TikTok, dhe thotë se kjo përmbajtje shpesh portretizonte njerëzit me ngjyrë përmes “stereotipave fyese racore”.

“Sasia dhe skajshmëria e përmbajtjes raciste në internet në Kinë sugjeron që platformat ose nuk po përmbushin standardet e tyre për ndalimin e përmbajtjes raciste, ose se politikat e tyre janë të papërshtatshme kur trajtojnë përmbajtje raciste, të dyja në kundërshtim me përgjegjësitë e tyre për të drejtat e njeriut”, thuhet në raport.

Human Rights Watch vë në dukje se shumica e platformave kineze kanë standarde dhe udhëzime të komunitetit që ndalojnë përmbajtjen që promovon urrejtje dhe diskriminim racor ose etnik./UBTNews/

Exit mobile version