Provinca Sichuan e Kinës ka urdhëruar mbylljen e të gjitha fabrikave për gjashtë ditë për të lehtësuar mungesën e energjisë elektrike në rajon, pasi një valë e të nxehtit ka përfshirë vendin, përcjell UBT News.
Sichuan është një vend kryesor prodhimi për industrinë e gjysmëpërçuesve dhe paneleve diellore dhe tani racionimi i energjisë do të godasë fabrikat që i përkasin disa prej kompanive më të mëdha elektronike në botë, duke përfshirë furnizuesin e Apple, Foxconn dhe Intel.
Provinca është gjithashtu qendra e minierave të litiumit të Kinës dhe mbyllja mund të rrisë koston e lëndës së parë, thanë analistët.
Kina po përballet me valën e saj më të keqe të të nxehtit në gjashtë dekada, me temperatura që kalojnë 40 gradë Celsius në dhjetëra qytete./UBTNews/