Policia e trazirave në Kinën jugore i ka dënuar katër shkelës të dyshuar të rregullave të Covid-it me atë që ata e quajnë “turpërim publik”, njoftoi media shtetërore të mërkurën, gjë që ka çuar në kritika për qasjen e ashpër të qeverisë.
Katër të dyshuar të maskuar me kostume hazmat – të cilët mbanin pankarta që shfaqnin fotot dhe emrat e tyre – parakaluan të martën përpara një turme të madhe në qytetin Jingxi të rajonit Guangxi, tha Guangxi News
Të katër u akuzuan për transportimin e emigrantëve të paligjshëm ndërsa kufijtë e Kinës mbeten kryesisht të mbyllur për shkak të pandemisë, tha gazeta.
Jingxi është afër kufirit kinez me Vietnamin.
Turpërimi publik ishte pjesë e masave disiplinore të shpallura nga pushteti vendor në gusht për të ndëshkuar ata që shkelin rregullat shëndetësore./UBTNews/