Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 49 të zhdukur pasi një minierë qymyri është shembur në Kinën veriore.
Gropa e shembur zuri njerëz dhe kamionë të minierës, ndërsa sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, rreth 900 shpëtimtarë me pajisje të rënda ishin në vendngjarje, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit ka rinisur sot në mëngjes.
Ndërsa, kompania që drejtonte minierën, Inner Mongolia Xinjin Coal Industry, vitin e kaluar raportohet të jetë gjobitur për shkelje të shumta të sigurisë, duke filluar nga rrugët e pasigurta në sipërfaqen e minierës deri të ruajtja e pasigurt e materialeve të paqëndrueshme, shkruan AP.
Kina mbështetet në masë të madhe prodhimin e energjisë me qymyr, por është përpjekur të zvogëlojë numrin e aksidenteve vdekjeprurëse në miniera përmes një theksi më të madh te siguria dhe mbylljes së operacioneve më të vogla që nuk kishin pajisjet e nevojshme.